Dijon Albania sh.a

Dijon Albania sh.a është një shoqëri aksionere e themeluar në vitin 2008 e cila ushtron aktivitetin e saj kryesor në sektorin e ndërtimit të pasurive të paluajtshme.

Barkea Resort

Momentalisht, shoqëria po nderton një kompleks të përbërë prej 34 vilash me vendndodhje në Lundër, Farkë, Tiranë. Në dekadën e fundit zona e Farkës ka përjetuar një shkallë të lartë të kërkesës për zhvillime banimi, restorante, qendra argëtimi etj. duke u shndërruar në një nga destinacionet më elitare të kryeqytetit për banim.

Koncepti jonë

I vendosur në mënyrë magjepëse në një nga pjesët më tërheqëse të zonës së Tiranës, Barkea është projektuar duke patur në mëndje komfortin dhe privatesinë, e ideuar në mënyrë elegante në harmoni me natyren e bukur të zonës përreth.

Arkitektura

Arkitektura unike dhe infrastruktura e hapësirave publike ofron një shkrirje të komoditetit, ku përzierja e artin vizual dhe ndijor me natyrën rrisin përvojën dhe perspektivën. Çdo atraksion është ideuar per ti sherbyer kompleksit në mënyrë të derejtpërdrejtë.

Ku ndodhet?

Kompleksi i vilave Barkea është i pozicionuar në anën juglindore të Tiranës në Lundër, Farkë, vetëm 8 km larg nga qëndra e qytetit dhe afërsisht 2.5 km në lindje të rrugës nacionale Tiranë-Elbasan. Kompleksi gëzon një akses të mirë me makinë pasi ndodhet në buzë të një rruge dytësore.

Projekti është në përputhje me planin rajonal urban dhe mjedisor ku prona subjekt është pjesë e territorit të caktuar për banesa individuale.

Impakti

Përpos asaj çka i ofron tregut vendas ky kompleks ka dhe një impakt mjaft të rëndësishëm edhe në aspektin social-ekonomik.

Përmes angazhimit të të rinjve vendas me anë të punësimit apo trajnimit profesional të tyre ka një ndikimin të drejtëpërdrejtë në ekonomi, si në rritjen e nivelit lokal të punësimit, ashtu edhe në krijimin e një stafi profesional në industrinë e ndertimit, përmes ofrimit të mjeteve për të zhvilluar aftësitë dhe njohuritë personale dhe professional.

Cilësia

Për realizimin teknik të kompleksit përdoren vetëm materialet që i bëjnë ndërtesat sa më ekologjike të jetë e mundur dhe në të njëjtën kohë shumë funksionale.

Fasadat e vilave do të kenë shtresa izolimi termos që do të ndihmojnë në rregullimin e temperaturave gjatë sezoneve të ndryshme të viteve. Ndërtimet e brendshme të vilave do të bëhen duke përdorur standarde të larta europiane dhe estetikë elegante. Projekti perbëhet nga 34 vila të organizuara në 6 rreshta linear, me arkitekturë të njejtë por me mundësi përshtatje sipas kërkesave të klientëve.

Projektet tona

© 2024 – Dijon Albania. Të gjitha të drejtat e rezervuara.